- Reklama -

Rama thumbon Kurtin: Nëse do ta braktisja popullin, çmimi i rrymës do të kishte kërcyer përpjete si në Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thumbuar kryeministrit Albin Kurtin për rritjen çmimit të rrymës derisa po replikonte me komentuesit në profilin e tij Facebook në lidhje me rritjen e çmimit të karburantëve.

Një qytetar e pyet Ramën në lidhje me çmimin e lartë të naftës por kreu i qeverisë shqiptare e mohon një gjë të tillë duke thënë se po ta braktiste popullin çmimi i rrymës do të ishte si në Kosovë.

- Reklama -

Kryeministri shqiptar pyetet nëse e di se në vend çmimi i naftës është 200 mijë lekë, por Rama ia kthen se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

“Sikur kjo te ishte e vertete sot çmimi i energjise do kishte kercyet përpjete si ne Kosovë apo si ne vende te tjera përreth, por e kundërta është e vërtete, braktisja e popullit nuk ka asnjë lidhje me mua”, shkruan Rama në komentin e tij.

Ndërkohë një tjetër komentues i kujton kryeministrit se ai e ka pyetur për çmimin e naftës dhe jo të energjisë  dhe Rama  ja kthen se e di se për çfarë është pyetur.

“E di për çfarë me pyeti dhe janë të lidhura bashke gjerat, prandaj edhe nuk duhen pare te shkëputura se arka e shtetit një është”, shprehet ndër të tjera kryeministri.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort