- Reklama -

Kurti flet me Selën për bashkërendimin e politikës shqiptare në rajon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në takim u bisedua për menaxhimin e pandemisë në të dy vendet, trendin e vaksinimit dhe mundësinë e lehtësimit të masave.

- Reklama -

Kurti foli për stabilitetin institucional, progresin dhe reformat e nisura të qeverisë në fusha të ndryshme.

Për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, kryeministri ritheksoi se duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë mes dy shteteve, si rruga e vetme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon.

Sela theksoi nevojën për komunikim ndërshqiptar dhe bashkërendim të veprimeve politike përballë zhvillimeve rajonale.

Lidhur me nismat si “Ballkani i Hapur”, Sela tha se asnjë iniciativë e tillë nuk ka kuptim për sa kohë që nuk vendoset edhe mozaiku i fundit i rajonit të Ballkanit, e që është njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

“Ndryshe kjo do të kishte efekt shumë të dëmshëm për shtetësinë e Kosovës dhe në përgjithësi për shqiptarët”, shtoi Sela.

Në takim, ai u shoqërua nga Ilire Dauti, kryetare e Grupit Parlamentar të Aleancës për Shqiptarët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Arben Taravari, sekretar i përgjithshëm i partisë dhe kryetar i Gostivarit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort