Përfaqësuesin Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot janë duke qëndruar në Kosovë për ditën e dytë me radhë.
Ata pritet të takohen me përfaqësues të partive të opozitës, të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
- Reklama -
Escobar dhe Lajçak, gjatë ditës së djeshme, janë të takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurtin.
- Reklama -