- Reklama -

Ragmi Mustafi: S’ka marrëveshje pa trajtimin e çështjes shqiptare në Luginë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, deklaroi sot se pa trajtimin e çështjes së shqiptarëve të Luginës nuk do të mund të ketë marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se vizitën e përbashkët të Mirsolav Lajçak dhe Gabriel Escobar në Kosovë e sheh si presion për përcaktimin e agjendës së dialogut.

- Reklama -

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës që në vitin 2006 në platformën e përbashkët politike, në njërën nga pikat e saj theksojnë se duan që të kenë reciprocitet në kuptimin e të drejtave me serbët që jetojnë në Kosovë. Por këtë sot e shoh të pamundshme për t’u arritur për disa arsye. Vizitën e Lajçak dhe Escobar e shoh si një presion të shtuar të përcaktimit të një agjende, përkatësisht temave që duhet të trajtohen në të ardhmen.”

Por, nuk e shoh që mund të arrihet kaq shpejt ndonjë zgjidhje për asociacionin sepse në Serbi ka zgjedhje më 3 prill dhe në rast se ka vazhdim në këtë temë kjo nënkupton që ose duhet t’i sigurohet Vuçiqit që të arrijë një sukses të caktuar e që ta promovojë si një arritje të madhe në Serbi, e që nuk besoj se institucionet e Kosovës janë në gjendje që kaq shpejtë ta krijojnë Asociacionin dhe tjetra që është shumë e rëndësishme që nuk mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa e trajtuar edhe çështjen e Luginës së Preshevës”, ka theksuar Mustafi për televizionin publik të Kosovës.

Sipas tij çështja e shqiptarëve të Luginës është e patejkalueshme pasi pozita e tyre është peng i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se nëse shihet niveli i të drejtave që gëzojnë serbët në Kosovë është i pakrahasueshme me atë se çfarë gëzojnë shqiptarët në Luginën e Preshevës./GazetaSinjali/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort