Për 44 vite rresht, Nexhmedin Berisha, largon mbeturinat me kali nga lagjja ” Nënkalaja” në Prizren
Një punëtor i kompanisë për menaxhimin e mbeturinave “ Eko regjioni”, për shumë vite e kryen një punë specifike për grumbullimin e mbeturinave në një lagje të veçantë të Prizrenit. Ai angazhimet e tij në punë i kryen me kalë.
Nexhmedin Berisha, çdo ditë nga ora 07:00- 15:00 mbledh mbeturinat në lagjen “Nënkalaja” , duke i vendosur ato në koshat që barten nga një kali. Ai thotë se pa përtesë e kryen punën e tij, dhe se nuk ka probleme që mund t’ia vështirësonin atij angazhimet ditore duke pasur edhe raporte miqësore me banorët e lagjes, përveç një rasti në kohën kur ndodheshin në këtë pjesë të Prizrenit banorë serbë.
La Nexhë, siç e thërrasin shumica e qytetarëve, thotë se edhe kalin e ka të dëgjueshëm në punë dhe që me përkushtimin maksimal kujdeset ndaj tij, edhe pas orarit të punës. Banorët e lagjes së “ Nënkalasë”, kanë vetëm fjalë miradie për punën që bën zotëri Berisha për dekada me radhë, por ata kanë vetëkritika se si duhet të veprojnë për të mos e munduar shumë atë.
La Nexhë, thotë gjithashtu se , qytetarët janë shumë korrekt me të, ndërsa ai shton se për angazhimet e tij duhet të ketë paga më më dinjitet sipas, që është edhe kërkesa e tij e vetme para pensionimit. Kurse, përgjegjësi i Njësisë Operative të Kompanisë për Menaxhimin e Mbeturinave “Eko Regjioni” në Prizren, Besnik Krasniqi, thotë se për shkak të konfiguracionit të vështirë të terrenit, jemi të detyruar që të angazhojmë punëtorin , Berisha, që me kali të mbledh mbeturinat, e që është një punë specifike në vendin tonë.
Ai, ka dhe një hall. Kush do ta zëvëndësoj lanë Nexhë, kur ai të pensionohet ?. Pas mbledh mbeturina para shtëpive të kësaj lagje, Nexhmedin Berisha, i zbarkon ato nga kali dhe i vendos në kontejnerët në afërsi të Qendrës “ Europa”, dhe kështu ai mban të pastër një lagje të tërë çdo ditë./tvprizreni.net/
TV Prizreni, 9 maj 2018