Njësiti Antidrogë i Policisë së Kosovës, dje ka zbuluar mbi 10 kilogramë drogë të fshehur në një bunker të modifikuar, në një lokal në Prizren.
Hetimet e para kanë filluar para një muaji dhe dje Policia e Kosovës në konsultim me Prokurorin, kanë ndalur automjetin ‘Citroën C3’ që vozitej nga personi i dyshuar.
Policia ka shtuar se gjatë kontrollit në automjetin e tij është gjetë një qese plastike e mbushur me substancë të dyshuar të llojit marihuanë dhe menjëherë janë njoftuar autoritetet kompetente të drejtësisë dhe janë marr autorizime përkatëse për bastisje/kontroll në lokalin dhe shtëpinë e të dyshuarit në Prizren
Sipas Policisë, në asistim të operatorëve të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSH) dhe Forenzikës Rajonale të Prizrenit ka filluar kontrolli në lokalin e të dyshuarit në Prizren.
“Gjatë kontrollit në lokal nën shkallët e lokalit është gjetë një bunker i kamufluar (modifikuar) mirë ku vërehej një derë e vogël që në prizëm (të rrymës elektrike) kishte vendin për qelës. Me anë të qelësit që e kishte, i dyshuari është hap ajo derë dhe brenda saj janë gjetë dhe sekuestruar tetë (8) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë”, ka bërë të ditur më tej Policia e Kosovs përmes një njoftimi për media.
Tutje është bërë e ditur se përveç lokalit në fjalë është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit, ku po ashtu është gjetë një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike e dyshuar si marihuanë.Policia ka njoftuar se në këtë operacion të bastisjes/kontrollit janë gjetë dhe sekuestruar si prova materiale dëshmitë si në vijim: Nëntë (9) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 10038.08 gram, Një shumë e konsiderueshme e qeseve plastike të zbrazëta, Një veturë modeli Citroen C3 ngjyr hiri me targa vendore, Një palë qelësa për hapjen e lokalit, Një çelës për hapjen e bunkerit dhe një telefon mobil.Policia ka shtuar se i dyshuari është recidivist i veprave të tilla penale dhe pas konsultimit me prokurorin, i njëjti ka lëshuar vendim që i dyshuari të ndalohet për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore..