- Reklama -

Iu gjetën 10 kg drogë të fshehur në një bunker në lokalin e tij, arrestohet prizrenasi

Policia ka arrestuar një person në Prizren, pasi të njëjtit i janë gjetur 10 kilogram drogë, të cilat i kishte fshehur në një bunker në lokalin e tij.

Gjithashtu edhe gjatë kontrollit në automjetin e tij, është gjetur një qese plastike e mbushur me marihuanë.

- Reklama -

“Në asistim të operatorëve të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSH) dhe Forenzikës Rajonale të Prizrenit ka filluar kontrolli në lokalin e të dyshuarit në Prizren.Gjatë kontrollit në lokal nën shkallët e lokalit është gjetë një bunker i kamufluar (modifikuar) mirë ku vërehej një derë e vogël që në prizëm (të rrymës elektrike) kishte vendin për qelës. Me anë të qelësit që e kishte i dyshuari është hap ajo derë dhe brenda saj janë gjetë dhe sekuestruar tetë (8) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Tutje, bëhet e ditur se përveç lokalit, është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit, ku po ashtu është gjetë një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike e dyshuar si marihuanë.

Vlen të përmendet se i dyshuari është recidivist i veprave të tilla penale dhe pas konsultimit me prokurorin, i njëjti ka lëshuar vendim që i dyshuari të ndalohet për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

Në këtë operacion të bastisjes/kontrollit janë gjetë dhe sekuestruar si prova materiale dëshmitë si në vijim:

Nëntë (9) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 10038.08 gram.

Një shumë e konsiderueshme e qeseve plastike të zbrazëta,

Një veturë modeli Citroen C3 ngjyr hiri me targa vendore,

Një palë qelësa për hapjen e lokalit,

Një qelës për hapjen e bunkerit,

Një telefon mobil.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort