Lajme

Kuvendi mban sot seancën për pandeminë

07:18 | 27 Janar 2022

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot seanc të jashtëzakonshme, ku do të debatohet rreth situatës epidemiologjike në vend për pandeminë

Pikë e vetme e rendit të ditës e kësaj seance do të jetë debati parlamentar për gjendjen me pandeminë në Kosovë.

Seanca pritet të fillojë nga ora 11:00.

Ndërkohë, po ashtu sot, duke filluar nga ora 15:00, Kuvendi do të mbajë seancë të re, ku do të diskutohen disa pika të rendit të ditës.

Kjo është agjenda për seancën e re:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit ne.08/L-035 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-017 për ndihmën Juridike Falas,

Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-118,

Shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komunitetit serb, etj