Një shpërthim me tritol është regjistruar mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Kreut të Federatës Shqiptaret të Futbollit, Amrnad Duka. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme, në Durrës, ku banon edhe Duka. Vetëm kreu i FSHF-së është nisur me urgjencë nga Tirana drejt banesës së tij.
Paraprakisht raportohet se nga shpërthimi ka dëme materiale, kryesisht në portën e jashtme të shtëpisë. Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.
‘60 plumba kokës nëse nuk tërhiqesh…’/ Zbulohet kërcënimi para 2 ditësh ndaj Armando Dukës
Kreu i Federatës, Armando Duka ka zbardhur kërcënimin ndaj tij dy ditë më pare, një kërcënimi i bërë përmes një mesazhi drejtuar në celularin e tij.
Nëse nuk do të tërhiqesh brenda 24 orëve nga kandidimi, atëhere do të kesh 60 plumba kokë”, shkruhej në mesazh.