Komuna e Rahovecit ka njoftuar se qytetarët do të mund ta takohen me kryetarin çdo të enjte.
Takimi i kësaj jave bëhet e ditur se do të zhvillohet nga ora 13:00 deri në orën 15:00, transmeton Klankosova.tv.
- Reklama -
“Këto Takime do të mbahen në zyrën e Kryetarit, ku të gjithë të qytetarët kanë mundësi që të informohen drejtpërdrejtë nga kryetari i kësaj komune, për të gjitha çështjet, në të cilat shprehin interes.” thuhet në një njoftim për media të Komunës.
Gjithashtu masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19 thuhet se do të zbatohen.
- Reklama -