Përmes një komunikate, Policia në Prizren, njofton se me datë 13.01.2022, Sektori i hetimeve të stacionit policor ne Suharekë, në bashkëpunim me ekipin e KEDS dhe zyrtarët e Doganës së Kosovës, në fshatin Bllacë të Suharekës, kanë gjetur dhe sekuestruar 28 aparate për prodhimin e kriptovalutave dhe 46 kartela grafike.
Për të gjitha keto veprime te njesive te stacionit policor ne Suharekë eshte njoftuar Prokuroria Themelore ne Prizren. Po ashtu KEDS ka konstuar se rryma ka qen kyqje Ilegale!
- Reklama -
Marrë parasyshë procedurat ligjore lidhur me këtë rast, veprimet e mëtejme do të ndërmerren nga Dogana e Kosovës, thuhet në njoftimin e policisë.
- Reklama -