- Reklama -

Haradinaj: Referendumi i Serbisë është jo ligjor dhe jo kushtetues

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën e sotme të jashtëzakonshme që u thirr për të diskutuar në lidhje me referendumin e Serbisë, tha se referendumi kushtetues i Serbisë në Kosovë nuk është kushtetues e as ligjor.

“AAK vlerëson se referendumi kushtetues i Serbisë në Kosovë është jo kushtetues dhe jo ligjor, votimi me postë dhe në zyrën ndërlidhëse të Serbisë i përmbush standardet ndërkombëtare të cilat i respekton edhe Republika e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

- Reklama -

Haradinaj madje i ftoi qytetarët e komunitetit serb që të respektojnë ligjet e Kosovës.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i fton qytetarët e Kosovës, veçanërisht ata të komunitetit serb në Kosovë, që t’i zbatojnë ligjet e Kosovës, dhe të mbështesin institucionet e Kosovës në zbatimin e ligjit”, ka thënë Haradinaj.

Ai kërkoi nga institucionet e Kosovës të mos lejojnë cenimin e rendit kushtetues.

“AAK-ja fton bashkësinë ndërkombëtare veçanërisht aleatët e sigurisë për ruajtjen e rendit kushtetues të Kosovës, fton spektrin politik dhe qytetarët që të jenë të bashkuar”, ka vazhduar ai.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort