Ndërprerjet e rrymës për disa orë, në disa lagje të Prishtinës, kanë alarmuar qytetarët për mundësinë e rikthimit të reduktimeve. Por, nga KEDS’i thonë se arsyeja e këtyre ndërprerjeve s’lidhet me reduktime. Sipas tyre, reduktime s’ka qe dy javë.
E mungesa e rrymës për disa orë mbrëmë në disa lagje, ka bërë që qytetarët të mendojnë se janë rikthyer reduktimet.
Për këtë kanë folur nga Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike.
Zëdhënësi i KEDS’it, Viktor Buzhala i ka thënë Gazetës Express se qe dy javë s’ka reduktime në asnjë pjesë të vendit.
Sipas tij, nëse ka ndërprerje të rrymës, kjo është shkaku i ndonjë prishje. Thotë se edhe ato po rregullohen në kohën më të shkurtër të mundshme.
“Nuk ka reduktime nga KEDS askund dhe kjo gjendje vazhdon tash e më tepër se dy javë. Mund të ketë ndonjë prishje sporadike, të cilat po rregullohen në kohën më të shkurtër të mundshme. Por, ato prishje përfshijnë një numër të vogël të konsumatorëve”, ka thënë Buzhala për Express.