Pavarësisht rritjes së lehtë të pensionit minimal bazik në Kosovë, nga 90 në 100 euro, qytetarët e Kosovës janë më së paku të paguar si pensionistë në të gjithë rajonin.
Teksa në Kosovë tash pensioni minimal është 100 euro, shtetet tjera kanë pensionin më të ulët prej 130 e deri në 170 euro. Kosova ka edhe pensionet maksimale më të ulëtat në rajon, krahasuar me katër shtete tjera.
Sipas një grafike të Radio Evropës së Lirë nga nëntori i 2021-s, Maqedonia e Veriut ka pension minimal bazik prej 170 eurosh e maksimal prej 938. Serbia ka pension minimal 136 euro, e maksimal prej 1258 eurosh, si shteti me pensionin maksimal më të lartë në rajon.
Mali i Zi ka pensione prej 147 euro minimalin në 1100 euro maksimalin. Pensionet në Bosnje sillen prej 160 euro deri në 1090.
Pensionet bazike në Shqipëri, që s’paraqiten në grafikon, janë mbi 120 euro minimalja.
Të mërkurën, Qeveria e Kosovës vendosi që shtesat e ndërmarra deri tash për të mos pasur asnjë pension nën 100 euro, t’i marrë si vendim të përhershëm. Pra nga tash s’ka më pensione nën 100 euro në Kosovë.