Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me raportimit që Serbia po instalon në Kosovë kamera mbikëqyrëse dhe të jashtëligjshme kineze.
Haradinaj ka thënë se ruajtja e fshehtësisë profesionale nga institucionet e rendit dhe sigurisë është shumë e rëndësishme dhe e ndjeshme.
Andaj, ai ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të rrisë kontrollin e brendshëm dhe të eliminojë të gjitha këto pajisje të instaluara nga Serbia në Kosovë.
“Për këtë arsye, institucionet e sigurisë, veçanërisht Policia e Kosovës duhet të rris kontrollin e brendshëm dhe të veprojë me urgjencë në dy drejtime: 1. Eliminimi i të gjitha pajisjeve për vëzhgim dhe interceptim, të vendosura në territorin e Kosovës nga Serbia dhe aleatët e saj.”
“2. Investimi në pajisje të avancuara në partneritet me aleatët tonë të sigurisë, për komunikim të sigurt dhe të mbrojtur nga interceptimi i Serbisë dhe i aleatëve të saj”, shkroi ai në Facebook.