Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për të bashkëqeverisur në komunën e Gjilanit.
Lajmin e ka konfirmuar për FrontOnline, Ismajl Kurteshi, asamblistë i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan.
“Po kemi marrëveshje me PDK-në, për të tjerat do të informoheni gjatë seancës e cila do të mbahet sot, tha shkurt Kurteshi.
Ndërsa, asambleisti i PDK-së, Bujar Nevzati, për FrontOnline, tha se nga kjo marrëveshje PDK-ja do t’i ketë katër drejtori, drejtorinë për Buxhet Dhe Financa, Drejtorinë e Bujqësisë, Zhvillimit Ekonomik dhe Shëndetësisë.
” Ne do t’i kemi katër drejtori, drejtorinë për Buxhet Dhe Financa, Drejtorinë e Bujqësisë, Zhvillimit Ekonomik dhe Shëndetësisë”, tha shkurt Nevzati.
Seanca për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Gjilanit do të mbahet sot në ora 15:00.