Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar pas ngjarjes që ndodhi sot në Llaushë të Skenderajt ku dyshohet se një grua u vra nga burri i saj.
Deliu-Kodra tha se dhuna dhe vrasja nuk janë zgjidhje për problemet.
Ajo ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që të përgjigjen me shpejtësi lidhur me këtë rast.
“Ngjarje jashtëzakonisht e rëndë për të gjithë, vrasja e një gruaje nga bashkëshorti i saj në fshatin Llaushë të Skenderajt. Dhuna nuk ka qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë mjet për zgjidhje të problemeve, e kurrsesi vrasja. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e viktimës. Institucionet përkatëse të përgjigjen me shpejtësi dhe vendosmëri, për të vënë drejtësinë për këtë rast tragjik”.