Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se pas testimit fizik, në pesë kazermat e FSK-së është organizuar testi i Inteligjencës dhe Njohurive të Përgjithshme për kandidatët e konkursit për ushtarët e rinj të FSK-së.
Mehaj tha se në këtë test do të kalojnë vetëm më të mirët.
- Reklama -
“Të gjithë kandidatëve ju uroj suksese dhe ju garantojmë se do të kalojnë vetëm më të mirët nga më të mirët. Transparenca si dhe parimi i meritokracisë dhe mundësisë së barabartë, është moto e qeverisjes sonë”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook.
Kujtojmë se Ministria e Mbrojtjes më 21 tetor të këtij viti ka shpallur konkurs për rekrutimin e 840 ushtarëve të rinj të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.
- Reklama -