Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në veriun e Kosovës.
Organet e rendit kanë kryer bastisje në Leshak të Leposaviqit.
Në operacionin policor janë gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike që dyshohet se është e llojit “Kokainë”.
Sasia e drogës së sekuestruar 1 kilogram e 287 gramë.
“Hetuesit policorë kanë arritur të lokalizojnë vendbanimin e të dyshuarit në Leshak të Leposaviqit. Më pas policia ka kërkuar nga organet e drejtësisë urdhër për kontroll të banesës, pas pranimit të urdhrit policia ka kontrolluar banesën e të dyshuarit. Aty policia ka gjetur dhe konfiskuar: katër paketime me substancë që dyshohet të jetë kokainë me peshë të përgjithshme 1287 (njëmijë e dyqind e tetëdhjetë e shtatë) gr, dhe sekuestruar 1200 (njëmijë e dyqind) euro, 12 000 (dymbëdhjetë mijë) dinarë (monedhë e Serbisë) dhe dy telefona”.