Shefi i Zyrës së BE-së për Kosovën, Tomas Szunyog, ka shkruar për aksionin e policisë në Karaçevë, duke thënë se angazhimi për sundimin e ligjit është vendimtar për perspektivën evropiane.
“Inkurajuese për të parë veprimet e policisë dhe prokurorisë për të luftuar krimin e organizuar në Karaçevë sot. Angazhimi për sundimin e ligjit është vendimtar për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe perspektivën evropiane”, ka shkruar Szunyog në një postim në Twitter.
Sot policia zhvilloi një aksion në Karaçevë, ku u rrënun disa objekte në të cilat zhvilloheshin lojëra të fatit.
https://twitter.com/EUAmbKS/status/1471163861877370884?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1471163861877370884%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fshefi-i-zyres-se-be-se-mirepret-aksionin-e-policise-ne-karaceve%2F