- Reklama -

Policia sekuestron këpucë dhe rroba të kontrabanduara

Policia e Kosovës ka parandaluar sot pasdite një rast të kontrabandës së mallrave që ishin futur në territorin e Kosovës nga Maqedonia e Veriut përmes rrugëve ilegale.

Policia ka sekuestruar sasi të konsiderueshme e këpucëve të dimrit si dhe tuta (veshje sportive), vlera fillestare e të cilave arrin 20 mijë euro, por sipas organeve të rendit, mbetet të vlerësohet saktësisht nga ana e Doganës.

- Reklama -

Duke treguar detajet e aksionit, Policia ka theksuar se sot me datë 14.12.2021, rreth orës 18:30, bazuar edhe në analizën e rriskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohen dy automjete: një kamionetë e tipit Mercedes ngjyrë e bardhë, pa tabela, e drejtuar nga një person dhe  automjeti tjetër kombi VW LT, ngjyrë e bardhë me targa vendore, po ashtu që drejtohej nga i dyshuari tjetër.

Pas tentativës së tyre për t’ju shmangur ndalimit policor autoritetet kufitare kanë arritur t’i ndalojnë të dyshuarit rreth orës 19:10, në fshatin Sllatinë të Vitisë.

Njëri nga të dyshuarit ka ikur nga vendi i ngjarjes duke lënë automjetin e tij, ndërsa i dyshuari tjetër është ndaluar nga Policia.

Tutje Policia bën të ditur se personi që gjendet në arrati rezulton të jetë vëllai i personit të ndaluar dhe i njëjti është kontaktuar që të paraqitet në stacion policor.

“Veprimet e mëtejme policor janë ndërmarr në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse dhe pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar i dorëzohet Doganave të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort