- Reklama -

E vrau me tetë plumba dhe ia hodhi trupin në lumë, istogasi dënohet me 17 vjet burgim

Kamber Bulleshkaj u dënua me 17 vite burgim nga Gjykata Themelore në Pejë, pasi u shpall fajtor për vrasjen e A.D. me tetë plumba, në shtator të vitit 2018 në fshatin Istog i Poshtëm.

Sipas aktgjykimit të shpallur të hënën nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Nushe Kuka-Mekaj, dënimi me burgim do të ekzekutohet pas 15 ditësh kur aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.

- Reklama -

Gjykatësja Kuka-Mekaj bëri të ditur se Bulleshkajt i vazhdohet masa e paraburgimit, kurse pala e dëmtuar u udhëzua në kontest civil.

Sipas aktakuzës së ngritur më 10 tetor 2019, Kamber Bulleshkaj më 12 shtator 2018, rreth orës 20:25 deri më 21:15, në shtëpinë e tij në fshatin Istog i Poshtëm, pikërisht në sallonin e shtëpisë së tij, për shkak të mosmarrëveshjeve të atëçastshme, në mes të pandehurit dhe tani të ndjerit A.D, me dashje e ka privuar nga jeta këtë të fundit.

Sipas aktakuzës, A.D kishte shkuar me veturën e tipit “BMW 120” në shtëpinë e të pandehurit, me qëllim që nga i njëjti të kërkonte një armë automatike-kallashnikov, e cila synohej të përdorej në një gazmend familjar dhe që me të, të festonin në fejesën e kushëririt të tyre.

Në aktakuzë thuhet se pasi tani i ndjeri shkon në shtëpinë e të pandehurit, pas mosmarrëveshjeve mes tyre, i pandehuri nga arma automatike e llojit të panjohur shtie disa herë në drejtim të tani të ndjerit, duke e goditur me tetë predha në pjesë të ndryshme të trupit, ku si pasojë e plagëve vdes në vendin e ngjarjes.

Ndër të tjera në aktakuzë thuhet Bulleshkaj me veturën e tani të ndjerit, e merr trupin e tij e dërgon tek lumi i Shushicës, ku e hedhë atë nga ura, e pastaj me veturë vazhdon në drejtim të Mitrovicës, ku në lagjen “Bair” e braktisë veturën, derisa kufoma të gjendet rreth orës 15:05, në vendin e lartcekur, raporton Betimi për Drejtësi përcjell Klankosova.tv.

Me këtë, ai thuhet se ka kryer veprën penale të “Vrasjes”, nga neni 178 i Kodit Penal, i cili parasheh dënimin me jo më pak se pesë vjet burgim.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort