Peshëngritësi shqiptar, Briken Calja është shpallur kampion bote, deri në peshën 73 kg, në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Uzbekistan.
Shqiptari ka bërë shumë mirë në stilin e shkëputjes, ku fillimisht ngriti me sukses 152 dhe 154 kg. Në fund, Calja ngiti me sukses në provën e fundit edhe 156kg, diçka që nuk e bëri dot tajlandezi Jeeram. Kështu Calja bën një arritje historike, duke u shpallur kampion bote.
- Reklama -
Nuk bëri dot të njëjtën gjë edhe Erkand Qerimaj, i cili ngriti me sukses në provën e parë 150 kg, ndërsa dështoi në të dytën me 153 kg. Ndonëse Qerimaj realizoi me sukses provën e tretë, u rendit në vendin e katërt, pas rusit Sergei Petrov.
- Reklama -