Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka njoftuar se SHBA-të do të vendosin sanksione të reja.
Ai tha se do të vendosen ndalesa për marrje vizash drejt SHBA-ve për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të korruptuar, njofton Klankosova.tv.
“Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione dhe ndalesa vizash për 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të korruptuar. Së bashku, ne mund të luftojmë korrupsionin dhe të promovojmë llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë.” shkroi Blinken.
Përmes një komunikate për media Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit Amerikan të Thesarit, dje ka njoftuar se ka targetuar rrjetet e korrupsionit në disa shtete të evropës dhe Hemisferës Veriore. Në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimit të organizuar, siç u tha, si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë