- Reklama -

25-vjeçari ia ofroi policit 30 euro për ta kaluar kufirin me Shqipërinë, arrestohet

Sot rreth orës 11:55 personi i lindur në vitin 1994 me inicialet A.B., me veturën e tipit “Audi A4” ngjyrë të zezë ka tentuar ta kalojë kufirin me Shqipërinë, pa test dhe vaksinë antiCOVID. Por, në “këmbim” të kalimit të kufirit pa dokumentacionin e nevojshëm i njëjti ia ka ofruar 30 euro policit kufitar.

“Pasi që shoferi i automjetit ka prezantuar dokumentat personale tek zyrtari policor kufitar, i njëjti në dokumentat e tij kishte vendosur edhe një shumë të parave prej tridhjetë (30)euro, dhe në pyetjen e zyrtarit policor se perse i ka vendosur këto para aty, personi është pergjigjur se nuk e ka bërë vaksinën dhe testin anti-covid të cilat kerkohen, prandaj me qellim për te kaluar kufirin i ka dhënë këto para”.

- Reklama -

Lidhur me këtë rast nga Policia menjëher është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti për “dhënie të ryshfetit, ndërsa personi i dyshuar të inervistohet dhe të dergohet në qendrën e ndalimit për procedura të mëtejme ligjore.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve në mënyrë profesionale, luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe nuk do të toleroj shkeljen e ligjit dhe proceduarve të parapara, ku masa aktive po ndermerren dhe do të ndermeren edhe në funksion të parandalimit të pandemisë dhe ruajtjes së shendetit publik në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e policisë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort