- Reklama -

Mjeku që la SHBA-në për Kosovën, rrëfimi i të vetmit neuropatolog që ka vendi: Nuk është krenari të jem i vetmi, por të përgatisim të tjerët në këtë fushë

Rrugëtimin e tij si shkencëtar e nisi në moshën 27-vjeçare, kur nga Kosova u nis drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atje ku për herë të dytë filloi studimet themelore në mjekësi.

Subspecialisti i vetëm i neuropatologjisë klinike në Kosovë, Ekrem Maloku është kthyer për të dhënë kontributin e tij për brezat e ardhshëm në një fushë të mjekësisë, e cila në vendin tonë është fushë e pa eksploruar, e shpesh edhe e padëgjuar.

- Reklama -

“Nuk është krenari nëse unë mbes i vetmi në këtë fushë për vite të tëra, krenaria më e madhe është nëse ne fillojmë me prodhu edhe të tjerë që kanë me ardh pas meje dhe kanë me ofru këtë shërbim”, thotë doktor Maloku, që verën e vitit 2021 u kthye në Kosovë për të dhënë kontributin e tij e për të përgatitur gjenerata të ardhshme shkencëtarësh.

Rrugëtimi i Ekrem Malokut që punoi me Erminio Costan, njërin nga emrat më të mëdhenj në fushën e neuro-shkencës

Pas përfundimi të studimeve në Kosovë, ai filloi punën si staf akademik në Universitetin e Prishtinës, por vullneti për të avancuar tutje, e bëri të merrte rrugën drejt Amerikës.

“Për shkak të kufizimeve që i kishim këtu, për t’i aplikuar ato që i kishim në mendje, sidomos po flas për pjesën shkencore, e kam menduar që atë pjesë ta përmbushi diku tjetër”, thekson Maloku.

Rrugëtimi i tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisi në Universitetin e Illinois në Çikago, ku pati fatin ta ketë një pozitë, duke qenë se aty kërkohej dikush pa përvojë në shkencë, aty ku edhe nisi publikimet e tij të para shkencore në revista prestigjioze, ku tash numëron mbi 15 të tilla.

Doktor Ekrem Maloku gjatë intervistës në Telegrafi.com

Doktor Ekremi nuk u nis nga Kosova me qëllim që të mbetet për një kohë të gjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atje shkoi për të qëndruar vetëm dy vjet e të kthehej në Kosovë.

Ishte njëri ndër emrat më të mëdhenj në fushën e neuroshkencës, doktor Erminio Costa, motivuesi kryesor që e nxiti të vazhdonte tutje, e të mos kthehej në Kosovë pa u profesionalizuar edhe në një fushë tjetër.

Por, për të bërë këtë atij i nevojitej të hynte edhe njëherë në të gjitha provimet që tashmë i kishte përfunduar në Kosovë.

“Atëherë duhej ta filloja një rrugëtim tjetër, që është rrugëtimi i të qenit mjek në ShBA, e që nuk kisha njohuri në atë kohë. Kur mora informacione e kuptova që duhet t’i përfundoja edhe njëherë të gjitha provimet e mjekësisë që faktikisht i kisha përfunduar edhe njëherë”, tregon Maloku.

Rrugëtimin e tij si shkencëtar e nisi në moshën 27-vjeçare, kur nga Kosova u nis drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atje ku për herë të dytë filloi studimet themelore në mjekësi.

Subspecialisti i vetëm i neuropatologjisë klinike në Kosovë, Ekrem Maloku është kthyer për të dhënë kontributin e tij për brezat e ardhshëm në një fushë të mjekësisë, e cila në vendin tonë është fushë e pa eksploruar, e shpesh edhe e padëgjuar.

“Nuk është krenari nëse unë mbes i vetmi në këtë fushë për vite të tëra, krenaria më e madhe është nëse ne fillojmë me prodhu edhe të tjerë që kanë me ardh pas meje dhe kanë me ofru këtë shërbim”, thotë doktor Maloku, që verën e vitit 2021 u kthye në Kosovë për të dhënë kontributin e tij e për të përgatitur gjenerata të ardhshme shkencëtarësh.

Rrugëtimi i Ekrem Malokut që punoi me Erminio Costan, njërin nga emrat më të mëdhenj në fushën e neuro-shkencës

Pas përfundimi të studimeve në Kosovë, ai filloi punën si staf akademik në Universitetin e Prishtinës, por vullneti për të avancuar tutje, e bëri të merrte rrugën drejt Amerikës.

“Për shkak të kufizimeve që i kishim këtu, për t’i aplikuar ato që i kishim në mendje, sidomos po flas për pjesën shkencore, e kam menduar që atë pjesë ta përmbushi diku tjetër”, thekson Maloku.

Rrugëtimi i tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisi në Universitetin e Illinois në Çikago, ku pati fatin ta ketë një pozitë, duke qenë se aty kërkohej dikush pa përvojë në shkencë, aty ku edhe nisi publikimet e tij të para shkencore në revista prestigjioze, ku tash numëron mbi 15 të tilla.

Doktor Ekrem Maloku gjatë intervistës në Telegrafi.com

 

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

A do të na gjej fundi i marsit me Kuvend të konstituar e qeveri të formuar?

Me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit,...

Furra ‘Përparimi’ fton pronarët e furrave për ulje të çmimit të bukës dhe byrekut👏

Nga 0.50 euro deri në 0.70 euro sillet çmimi...

Përmbushje e kuotave apo besim: Rruga e vështirë e grave në politikën kosovare

Fushata për Zgjedhjet që do të mbahen më 9...

Abdixhiku në Bllacë të Suharekës: Kërkova të refuzojnë gjuhën e ndarjes, përçarjes e sharjes

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sonte ka...

Shmangni: Gjërat në korridor që shkaktojnë varfëri

Korridori është një hapësirë ​​që kërkon planifikim të kujdesshëm...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort