- Reklama -

Çifti bën dasmë 77 vjet pasi u martuan

Një çift në të 90-at e tyre, të cilët nuk ishin në gjendje të bënin dasmë kur u martuan 77 vjet më parë më në fund arritën të bënin dasmën që gjithmonë ëndërronin.

Çifti Royce dhe Frankie King, të dy 98-vjeç, nuk i bënë fotot e dasmës kur u martuan për herë të parë më 16 shtator 1944 – pasi u duhej të shtynin dasmën e tyre përpara se Royce të shkonte ushtar në një luftë.

- Reklama -

Në vitin 1944, Frankie, e cila nuk kishte kohë as të merrte një fustan nusërie, veshi një fustan të bardhë që e kishte, ndërsa Royce veshi uniformën e tij ushtarake.

Pasi punonjësit e bujtinës zbuluan se nuk kishin asnjë fotografi nga dita e tyre e madhe, ata organizuan që çifti ta rikrijonin atë në kopshtin e pasmë të shtëpisë ku ata kanë jetuar për 68 vjet, transmeton rtv21.tv.

Royce veshi uniformën e tij ushtarake dhe Frankie veshi një fustan martese të viteve 1940 me burim nga St Croix Hospice, në Ioëa – një bujtinë që ofron kujdes për pacientët në komoditetin e shtëpisë së tyre.

Royce dhe Frankie u takuan në shkollë kur ishin vetëm 14 vjeç dhe përfundimisht, miqësia e tyre lulëzoi në romancë.

Ata filluan të takoheshin në moshën 17-vjeçare, dhe tani, më shumë se 80 vjet më vonë – ata janë ende të dashuruar marrëzisht me njëri-tjetrin.

Më në fund ata kanë një album dasme që mund t’ua tregojnë njerëzve./21Media

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Rep artisti i ri nga Prizreni, Malik Qollollar lansoi këngën e tij më të re ‘Nikoni’

Malik Qollollar, nga Prizreni ditë më pare ka lanësuar...

Dua Lipa flet shqip në një intervistë për revistën prestigjioze “Vogue”

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, së fundi...

Ramë Lahaj performon në gjuhën shqipe në Ankara

Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj ka patur një...

Anita për Ramushin: Ma sjell mëngjesin në shtrat, është shumë romantik

Anita Muçaj – Haradinaj ka ndarë historinë e njohjes...

“04 Band’, publikon albumin me këngë të përzgjedhura popullore të përpunuara

Bendi i mirënjohur muzikor nga Prizreni, “04 Band” kanë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort