- Reklama -

Meshkujt nga Kosova s’i ndahen vajzave nga Shqipëria, rreth 5000 martesa të regjistruara

Ëndrra për t’u bashkuar dy shtetet shqiptare asnjëherë nuk u shua.

E, një ditë që i bën më shumë bashkë të dyja shtetet, është pikërisht festa e 28 Nëntorit.

- Reklama -

Pavarësisht se i ndan vetëm kufiri, dashuria dhe komunikimi mes të rinjve nga Kosova dhe Shqipëria nuk u ndal asnjëherë.

Në festën e përbashkët të shqiptarëve, Front Online sjellë rrëfimin e vajzës që erdhi nga Mirdita për ta kurorëzuar dashurinë me djalin nga Drenica.

Yllka Ndoj-Isufi, e cila është lindur e rritur në Shqipëri, tregon se si shoqëria e saj u bë shkas që të lidhej me djalin, tanimë bashkëshortin e saj Kastriotin nga Drenica.

Sytë blu të djalit nga Kosova, bën që Yllkës nga Mirdita e Shqipërisë t’ia ‘pushtojnë’ zemrën, andaj edhe vendosi që të martohet këtu.

“Kam vendosur të martohem në Kosovë sepse kështu zgjodhi zemra ime. Unë u njoha me bashkëshortin tim rastësisht nga një shoqëri e përbashkët dhe u dashuruam në shikim të parë. Fakti që djali që mori zemrën time ishte nga Kosova, kjo nuk përbënte problem, sepse mund të ishte nga çdo vend tjetër i botës përderisa ka dashuri dhe ndjenjë në mes. Pra ishte një zgjedhje e bukur që zoti kishte rezervuar për mua. Shteti, etnia, feja apo ngjyra nuk përbëjnë problem kur dy njerëz duhen dhe dashurohen me njëri-tjetrin. Kosova dhe Shqipëria janë një komb dhe martesa të tilla sa vijnë e shpeshtohen dhe kjo është një gjë shumë e mirë”, tha për Front Online.

Rrëfimi i vajzës nga Mirdita për martesën me djalin nga Drenica

Yllka e cila vjen nga një trevë me tradita dhe nga një familje atdhetare, në një rrëfim për Front Online tregon se vendimi për martesë me kosovarin nga Drenica ka bërë që familja e saj të ndjehet krenare dhe të gëzuar pa masë.

“Unë pastaj vij nga një familje atdhetare dhe nga një trevë me shumë tradita si Mirdita dhe jam martuar në një trevë me po ashtu shumë tradita dhe që i ka dhënë shumë Kosovës dhe mbarë popullit shqiptarë si Drenica. Kjo i ka gëzuar pa masë dhe i ka dhënë një ndjenjë krenarie edhe familjes time .Unë e kam patur suportin dhe mbështetjen e familjes time në çdo hap”, tha ajo për Front Online.

Fillimet si banore e re e Kosovës për Yllkën nuk kanë qenë të vështira, përveçse në dialektin e gjuhës.

Paragjykimet, Yllka thotë se i ka kaluar me lehtësi, pasi sipas saj, lidhjet dhe martesat mes dy shteteve po bëhen të shpeshta.

“Ato vështirësitë e fillimit, nëse mund t’i quajmë vështirësi kanë qenë kryesisht me dialektin dhe traditat që ndryshojnë prej zonës nga vij unë. Sa i përket paragjykimeve nuk më interesojnë, por edhe nuk besoj që ka patur shumë pasi shumë vajza nga Shqipëria dhe përkatësisht nga Mirdita janë martuar në Kosovë dhe këto lidhje sa vijnë e bëhen më të shpeshta. Shqipëria dhe Kosova janë afruar shumë me njëra-tjetrën vitet e fundit si në aspektin infrastrukturor dhe atë ekonomik dhe kjo është për t’u përshëndetur”, tha ajo për Front Online.

732 vajza nga Kosova të martuara me djem të Shqipërisë

Edhe pse jo gjeografikisht, populli shqiptarë mesa duket ka vendosur të bashkohet duke u kurorëzuar.

Numri i martesave të regjistruara në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile mes shtetasve të Kosovës me shtetasë të Shqipërisë është 4 mijë e 653.

Prej tyre, numrin më të madh e përfshinë gjinia mashkullore, të cilët janë martuar me vajza nga Shqipëria e që prek numrin 3 mijë e 921.

Ndërsa, 732 vajza janë martuar me burrat me shtetësi të Shqipërisë./Front Online/.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ky shtet nis heqjen nga qarkullimi të kartëmonedhës 50 euro

Banka Qendrore e Spanjës ka urdhëruar tërheqjen nga qarkullimi...

Pas dënimeve, Dodik: Nga sot më nuk ekziston Bosnja dhe Hercegovina që keni imagjinuar

Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës sot ka shpallur dënimin...

Dënohet kosovarja: I ka vjedhur 30.000 franga plakës për të cilën kujdesej

Punonjësja e spitex-it ka vjedhur nga komodina e plakës...

Incidenti me armë zjarri në Prishtinë, një i vrarë e një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort