Shqiptarët këtë të hënë përkujtojnë 77-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazistë të Luftës së Dytë Botërore.
Ushtria Nacionalçlirimtare e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore zhvilloi kryengritje të armatosur kundër pushtimit të Shqipërisë. Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.
- Reklama -
Ndërkohë në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944.
- Reklama -