Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 323.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.711, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,982 persona.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.604.907 doza të vaksinës.
Deri më sot 755.654 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.