Mesi i javës kryesisht me vransira dhe i thatë, e të reshurat rikthehen sërish në fundjavë.
23.11 – Kryesisht vranët dhe më ftohtë. Paradite vende-vende vazhdojnë reshjet e dobëta të shiut. Gjatë ditës reshjet pushojnë.
24.11 – Ftohtë, kryesisht me vransira, por pa të reshura.
25.11 – Kryesisht me vransira, e ditën edhe intervale me diell.
26.11 – Kryesisht me vransira, paradite me mundësi për reshje të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 3C deri 5C, e ato maksimale zbresin deri në 7C të mërkurën, e të enjten shënojnë një rritje të lehtë në 10C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja ditën e martë 4-8m/s, e nga dita e enjte edhe nga juglindja mesatarisht e fuqishme 4-10m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes në ditët vijuese, e më pas në rënie.