Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka pritur sot në takim atasheun e mbrojtjes jo rezident të Japonisë për Kosovën, kolonel Saito Tomu, të shoqëruar nga i Ngarkuari me punë në Ambasadën japoneze, Ogasaëara Mitsunori.
Me këtë rast, thuhet se zv.ministri i mbrojtjes Syla vlerësoi lart gatishmërinë e Japonisë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes të cilën e konsideroi të rëndësishme të finalizohet në të ardhmen e afërt, në nivel të marrëveshjes bilaterale në mes të dy ministrive të mbrojtjes.
“Gjithashtu, zv.ministri Syla, vlerësoi të rëndësishëm edhe potencialin dhe eksperiencën e Japonisë në fushat e ndryshme specialistike, të nevojshme në avancimin e kapaciteteve tona”.
“Nga ana e tij, kolonel Tomu shprehu përshtypjen dhe vlerësimin e lartë për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, duke shfaqur interesimin dhe gatishmërinë e palës japoneze për arritjen e bashkëpunimit zyrtar bilateral. Ai u zotua se nga autoriteti i tij, do të angazhohet në realizimin e këtij bashkëpunimi shumë të rëndësishëm, për të dy vendet”, thuhet në komunikatën nga Ministria e Mbrojtjes.