Banorë të lagjes ” Bajram Curri”, njoftojnë se , ditën e some së bashku me përfaqësues të lagjes kanë takuar zyrtarët e lartë të KRU “Hidroregjioni jugor”, dhe dorëzuam kërkesë që çështja e reduktimit të jetë në mënyrë proporcionale në të gjitha lagjet e Prizrenit, e jo vetëm lagjja “Bajram Curri” të diferencohet e të ketë mungesë të ujit për 12 orë në ditë, njoftojnë ata për TV Prizreni.
Sipas tyre, motivet politike nuk guxojnë që të ndikojnë në të drejtën elementare të njeriut, për furnizim me ujë të pijes, derisa ka lagje që furnizohen 24 orë në ditë.
Ky veprim nuk do të jetë i fundit, meqë nëse nuk do të ketë reflektime nga ana e Hidroregjionit, ne do të marrim masa të tjera demokratike si lagje dhe do të organizohemi ashtu siq kemi ditur gjithmonë, thanë në fund të këtij njoftimi banorë të kësaj lagjeje.