Katër persona janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren pasi dyshohet se janë përfshirë në një rrahje.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i ka thënë KOHËS se rrahja ka ndodhur në një qendër tregtare në ora 18:45, dhe të përfshirë pos disa qytetarëve kanë qenë edhe pjesëtarë të sigurimit të qendrës.
“Në stacion janë shoqëruar katër persona, tre prej tyre do të ndalen në ndalim deri në gjashtë orë. Rasti po cilësohet si ‘lëndim i lehtë trupor’.
Deri te rrahja sipas informacioneve të para thuhet se ka ardhur për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID që janë në fuqi”, ka thënë Gashi.