Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 7 raste pozitive me COVID-19, nga testimi i 1,524 të dyshuarve për koronavirus.
Sipas njoftimit të MSH-së, asnjë rast i vdekjes nuk është shënuar në 24 orët e fundit.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 aktualisht është 326, ndërkohë që numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 33.