I dyshuari i katërt për grabitjen në Prizren që ndodhi të hënën në mbrëmje është arrestuar sonte.
Këtë e bëri të ditur Shaban Osmanollaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren.
- Reklama -
“Me urdhër të gjykatës gjatë bastisjes policia ka arrestuar një person”, ka thënë Osmanollaj për Klankosova.tv.
Nga kjo grabitje kanë mbetur të lënduar pronarët e argjendarisë, babë dhe birë.
- Reklama -