- Reklama -

Ambasada e SHBA-së: Folëm me Kurtin për arritjen e marrëveshjes me Serbinë gjatë mandatit të tij

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas Giacobbe, ka zhvilluar takim me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Lidhur me takimin u njoftua në llogarinë e tij zyrtare në ‘Twitter’, ku tha se u diskutuan edhe për marrëveshjen finale me Serbinë të arrihet gjatë këtij mandati të Kurtit, shkruan lajmi.net.

- Reklama -

“Takimi me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Bislimi ishte i kënaqshëm, ku diskutuam një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë këtu edhe planet për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë gjatë mandatit aktual të kryeministrit”, thuhet në postimin e Gicobbe.

Për diçka të tillë Kurti deklaroi edhe në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, ku tha se marrëveshja me Serbinë pritet të arrihet në mandatin e tij.

“Unë nuk mund të parashikoj se kur do të ndodhë, por nëse kemi parasysh që mandati i presidentit amerikan, (Joe) Biden, mandati i zëvendëskryetarit të Komisionit Evropian, Borrell dhe mandati im përafërsisht do ta kenë të njëjtën kohëzgjatje, është e pritshme që në kuadër të këtyre mandateve, që në kohë janë pak a shumë të njëjta, ta përmbyllim marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë. Pra, te ne ekziston vullneti dhe interesimi, varet a ekziston gatishmëria te Serbia”, deklaroi Kurti.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort