Punëtorët shëndetësorë do të mbajnë grevë 8-orëshe më 25 nëntor. Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.
Këshilli i FSSHK-së ka paraqitur disa kërkesa për takime me krerë të institucioneve. Ata kanë kërkuar që Projektligji për Pagat të hartohet në bashkëpunim me Sindikatat dhe faktorët të tjerë dhe të shkojë sa më parë në Parlament kurse i njëjti të filloj së implementuari nga viti 2022.
Kërkesat:
1. Takim urgjent me Kryeministrin e Republikës së Kosovës,
2. Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Z.Xhelal Sfeçla i kërkon urgjentisht ti ftoj
Sindikatat në grupin punues për Projektligjin e Pagave, dhe
3. Këshilli Drejtues i FSSHK-së kërkon takim urgjent me Ministrin e ri të Shëndetësisë Dr.Rifat Latifi.
FSSHK-së paralajmëroi se grevat dhe veprimet të tjera sindikale do të jenë të vazhdueshme nëse Qeveria dhe instancat tjera relevante nuk reflektojnë.