Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se sot janë arrestuar dy të dyshuarit për plaçkitjen e argjendarisë në Prizren e cila ndodhi të hënën në mbrëmje, me ç’rast janë plagosur babë e bir pronarë të asaj argjendarie.
“Tashmë disa lokacione janë duke u bastisur. Të dyshuarit kanë qenë të arrestuar deri vonë për plaçkitje të mëhershme, por fatkeqësisht gjykata i ka liruar në procedurë të rregullt, e tash janë riarrestuar”, tha Kurti.
- Reklama -