- Reklama -

Numërimi i votave të diasporës nis në ora 18:00, për Dragash, Mamushë dhe Junik do të bëhet para mediave

Sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është diskutuar edhe për votat e ardhura nga diaspora. Përfaqësuesi i PDK-së në këtë institucion ka ngritur dyshime rreth këtyre votave duke thënë se janë plotësuar nga vetëm një person. Ndërkohë të gjitha partitë unanimisht kanë kërkuar verifikimin e tyre.

Ndërkohë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar se numërimi i votave të diasporës do të fillojë sot në orën 18:00, derisa ka bërë të ditur se numërimi i votave për Dragash, Junik dhe Mamushë do të bëhet në prezencë të mediave për shkak të dyshimeve të ngritura.

- Reklama -

“Ju njoftoj se në orën 18:00 do të fillojë numërimi i votave të ardhura me postë. Ftojmë mediat për të përcjellur këtë aktivitet të KQZ-së”, ka thënë Elezi.

Dragashi, Juniku dhe Mamusha janë tri komunat ku votat e disaporës mund të çojnë në ndryshim rezultati, meqë distanca mes kandidatëve pas balotazhit është shumë e vogël.

Zëdhënësi i KQZ-së sot kishte dhënë detaje rreth numrit të votave nga diaspora.

“Gjatë ditës së martë, 16 nëntor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë me numërimin e fletëvotimeve të cilat janë dërguar nga jashtë Kosovës gjatë periudhës së votimit, 29 tetor – 12 nëntor. Tashmë shërbimi votues i KQZ-së ka bërë vlerësimin e 1,571 pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura përmes postës. Nga procesi i vlerësimit, del se nga këto pako numri i zarfeve të individualizuara me fletëvotime është 2,658, prej të cilave janë aprovuar 2.379, ndërsa pasi nuk kanë plotësuar kriteret ligjore janë refuzuar 279 pako. Këto fletëvotime u takojnë komunave 19 komunave të ndryshme”, ka treguar Elezi.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort