- Reklama -

Qeveria i bën thirrje Serbisë që t’i lejojë boksierët kosovarë të marrin pjesë në Botëror

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dënuar ashpër vendimin e sotëm të autoriteteve të Serbisë, të cilët penguan hyrjen e boksierëve kosovarë në territorin e tyre, për shkak të simboleve shtetërore në uniforma dhe për herë të dytë, edhe pa simbole.

“Me këtë veprim, Serbia si organizatore e Kampionatit Botëror të Boksit, kanë shkelur të drejtën e sportistëve dhe të drejtën e Federatës së Boksit të Kosovës, për pjesëmarrje në Kampionat, siç është e përcaktuar me rregullat e organizatave ndërkombëtare të sportit. Federata e Boksit të Kosovës është anëtare me të drejta të plota në Federatën Botërore të Boksit (AIBA)”, thuhet në njoftim.

- Reklama -

MKRS-ja bëri thirrje që të lejohet hyrja me kohë e boksierëve kosovarë për të nisur Kampionatin Botëror.

“Kërkojmë nga organet kompetente të shtetit të Serbisë të ndërmarrin masat e nevojshme dhe të reagojnë me shpejtësi në mënyrë që garuesit tanë të arrijnë në kohë për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet nga 24 tetori deri më 6 nëntor. Këtë kërkesë e kemi drejtuar edhe me shkrim te ministri i Rinisë dhe Sportit në Serbi, Vanja Udoviçiq”, thuhet tutje në reagim.

Përveç MKRS-së, rreth kësaj çështje disa orë më parë reagoi edhe Ministria e Punëve të Jashtme.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort