- Reklama -

Cili lloj i kancerit është më i përhapuri në Kosovë?

Në Klinikën e Onkologjisë çdo ditë marrin shërbime rreth 330 pacientë, të cilët janë diagnostikuar me kancer. Pavarësisht pandemisë COVID-19, kjo klinikë ka punuar gjatë gjithë kohës duke ofruar shërbime të domosdoshme për pacientët e prekur nga kanceri. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Klinikës Onkologjike, Ilir Kurtishi.

Kurtishi tha se pacientët që trajtojnë janë të moshave të ndryshme.

- Reklama -

“Në Klinikën e Onkologjisë ne çdo ditë trajtojmë rreth 200 pacientë, të moshave të ndryshme, dhe 200 pacientë bëhet fjalë të cilët marrin shërbime onkologjike pra medikamentoze dhe formave tjera, kurse në shërbimin e rrezatim rreth 130, 140 pacientë i kemi në ditë kur i trajtojmë, pra bashkërisht në klinikën e Onkologjisë e frekuentojnë deri në 330 persona, të diagnostikuar me kancer”.

“Klinika punon gjatë gjithë kohës, dhe ka punuar edhe në kohë të pandemisë dhe janë ofruar shërbime të domosdoshme adekuate gjithë atyre qytetarëve të Republikës që kanë pasur nevojë për shërbime onkologjike”, është shprehur Kurtishi.

Duke folur për Klinikën e Onkologjisë, Kurtishi deklaroi se kanë pasur shumë pak raste që kanë referuar për trajtim jashtë vendi, pasi që në këtë klinikë trajtohen të gjitha llojet e tumoreve.

“Klinika e Onkologjisë më dy shërbime të veta që i ofron trajton të gjitha llojet e tumoreve solid qofshin ato onkologjik terapeutik, qofshin ato në aspektin radio-terapeutik, dhe nga Klinika e Onkologjisë ka shumë pak ose të mos themi fare referime për trajtim jashtë vendi pra të tumoreve solid adulte, meqenëse ne merremi me trajtimin e tyre dhe sivjet kanë kërkuar trajtim jashtë vendi një numër shumë i vogël për shkak të disa formave të veçantë të rrezatimit, për shkak se këto ende nuk mund të kryhen të ne, por edhe në vendet tjera të rajonit. Përndryshe, Klinika ka kapacitete të mjaftueshme për trajtimin e të gjitha këtyre problemeve dhe sëmundjeve malinje të tumoret solide, duke mos përfshirë tumoret hematologjik, të cilët trajtohen nga hematologjia dhe tumore te fëmijët të cilët trajtohen në Pediatri”, ka potencuar ai gjatë një interviste për Telegrafin.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, deklaroi se lloji më i shpeshtë i kancerit në Kosovë është kanceri i gjirit te femrat, kurse te meshkujt kanceri i mushkërive.

“Lloji më i shpeshtë i kancerit që është i përhapur në Kosovë është kanceri i gjirit të femrat, kurse te meshkujt dominon kanceri i mushkërive, kurse menjëherë pas tyre vijnë kanceri i zorrës së trashë dhe kanceri i organeve gjenitale te femrat, duke u pasuar pastaj te kanceri i organeve tjera”, theksoi ai.

Kurse, sa i përket grup moshave, Kurtishi tha se mosha më e prekur nga kanceri vazhdon të jetë mosha prej 50 deri 60 vjeç.

“Grup mosha më e shpeshtë e këtyre kancereve vazhdon të jetë mosha 50 deri 60 vjeç. Mirëpo ajo që vlen të theksohet është se në Kosovë kemi raste kur i identifikojmë persona me kancer nën moshën 40 vjeç, edhe pse ky numër nuk ka qenë i lartë, nga viti në vit ka shënuar progres dhe kjo paraqet shqetësim”, ka thënë ai.

Më tej, Kurtishi shtoi tutje se “Problematik tjetër edhe më e shprehur është se rastet me kancer akoma vazhdojnë të lajmërohen në Onkologji pacientë të cilët e kanë kancerin në stadin e tretë ose të katërt, kur prognoza e sëmundjes është jo e favorshme dhe kur mjekimi i këtyre problemeve është më sfidues më agresiv dhe më i gjatë”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort