Faqja zyrtare e Ambasadës së Kosovës në Slloveni, në një postim të publikuar ka njoftuar se nga nga nesër (E Mërkurë, 15 shtator 2021), për të pasur qasje në objektin në të cilin ndodhet Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni (Ndërtesa Eurocenter), të gjitha palët që kanë caktuar termine dhe të interesuarit e tjerë duhet të plotësojnë kushtin e PCT-së të paraparë me Dekret, thuhet në njoftim, raporton TV Prizreni.
Njoftimi i plotë:
Në përputhje me Dekretin e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, nga nesër (E Mërkurë, 15 shtator 2021), për të pasur qasje në objektin në të cilin ndodhet Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni (Ndërtesa Eurocenter), të gjitha palët që kanë caktuar termine dhe të interesuarit e tjerë duhet të plotësojnë kushtin e PCT-së të paraparë me Dekret.
Nëse nuk plotësohen kriteret e parapara në Dekretin e Qeverisë së Sllovenisë të gjithë personave do t’iu refuzohet hyrja nga zyrtarët kompetent të objektit.
Sipas Dekretit, një individ plotëson kushtin e PCT-së nëse ai ka një nga provat e mëposhtme:
➡️ Është shëruar nga Covid-19 (Prebolevnost) dhe ofron dëshmi të një rezultati pozitiv të testit PCR që është më i vjetër se dhjetë ditë dhe jo më i vjetër se 180 ditë (shpjegimet shtesë në link).
➡️ Është i vaksinuar (Cepljenost) dhe ofron dëshmi të vaksinimit kundër Covid-19, sipas kritereve të përcaktuara me Dekret.
➡️ Ka kryer testin (Testiranje) duke ofruar dëshmi:
– të një rezultati negativ të testit HAG jo më të vjetër se 48 orë ose
– të një rezultati negativ të testit PCR jo më të vjetër se 72 orë.
Kushti i PCT-së pas 15 shtatorit nuk kërkohet të përmbushet nga personat nën moshën 12 vjeç.
Të gjitha detajet rreth rregullave të reja mund t’i gjeni në linkun më poshtë:
https://www.gov.si/teme/koronavirus-sars-cov-2/
si dhe në Dekretin e Qeverisë Sllovene:
https://www.uradni-list.si/_pdf/2021/Ur/u2021146.pdf
Ju falënderojmë për mirëkuptimin!
