- Reklama -

​Vizita e Merkelit shihet si mbështetje për bashkëpunim rajonal brenda agjendës evropiane

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën do të ketë një takim bilateral me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel në Tiranë. Vizita e kësaj të fundit në Ballkanin Perëndimor po shihet si mbështetje për bashkëpunimin rajonal brenda agjendës evropiane.

Nga ekzekutivi konsiderojnë se Merkel do të jap mesazhin mbështetës për vazhdimin e Procesit të Berlinit, derisa opozita e mirëpret një vizitë të tillë. Ndërkohë, njohësit e integrimeve evropiane presin nga Merkel qartësimin e pozicionit të saj për iniciativën rajonale të “Ballkanit të hapur”.

- Reklama -

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu konfirmoi për KosovaPress takimin bilateral ndërmjet, kryeministrit Kurti dhe kancelares Merkel, ndërsa tha se aty do të diskutohet për bashkëpunimin rajonal, Procesin e Berlinit dhe temat në interes të dy vendeve.

“Samitit të radhës të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që pritet të mbahet në Slloveni më 6 tetor të këtij viti, po i paraprinë një vizitë e kancelares Merkel në rajon. Ky është mesazh i fuqishëm e mbështetës për Procesin e Berlinit, për bashkëpunimin rajonal brenda agjendës evropiane dhe po ashtu mesazh edhe për rolin e rëndësishëm që Gjermania ka në gjithë këtë proces. Andaj në takimin që pritet të mbahen gjatë javës së ardhshme në Tiranë, mes kryeministrit Kurti dhe kancelares Merkel pritet të bisedohet për bashkëpunimin rajonal dhe Procesin e Berlinit dhe për çështje dhe tema bilaterale në interes të dy vendeve tona”, thotë Kryeziu.

Vizitën e Merkel në Ballkanin Perëndimor po e konsideron të rëndësisë së jashtëzakonshme, edhe nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi.

“Vizita e zonjës Merkel në Ballkan është e rëndësisë së jashtëzakonshme, e dimë që zonja Merkel ka qenë ideatorja kryesore e themelimit të Procesit të Berlinit në vitin 2014. Është mëkat që ajo s’do të vazhdojë të paktën në pozicionin e saj të angazhohet për të promovuar Ballkanin Perëndimor në kuptim të integrimit në BE. Por është mesë e rëndësishme që të paktën në përmbyllje të mandatit të bëjë edhe një vizitë të fundit në këto vende”, thotë Mjekiqi për KP.

Ndërsa, drejtori i institutit Epik, Demush Shasha duke paraqitur dy skenarët që mund të ndodhin gjatë vizitës së Merkel në Ballkanin Perëndimor, thotë se iniciativa “Open Ballkan” do të refuzohet në tërësi ose do të kërkohet të inkorporohet brenda margjinave të BE-së.

“Kancelarja do të e bëjë jashtëzakonisht të qartë se iniciativa e ‘Open Ballkan’ nuk do të ketë mbështetjen e Qeverisë Gjermane, pastaj të BE-së si tërësi. Kjo është e para që besoj do të thuhet, jo aq zëshëm në publik, por patjetër në takimet e mbyllura. E dyta, nëse kjo e para nuk ndodh është se zonja Merkel do të bëjë të qartë se iniciativa ‘Open Ballkan’, ashtu siç është konceptuar dhe nisë nuk do të ketë mbështetjen gjermane nëse nuk inkorporohet brenda Procesit të Berlinit. Pra me fjalë të tjera, samitet siç i kemi pa deri tani në Novi-Sad, Tiranë, Ohër nuk do të zhvillohet në këtë formë, por do të jenë në koordinim të plotë me BE-në dhe si të tilla do të kenë aprovimin e BE-së. Njëra nga këto dyja do të ndodhë”, tha Shasha.

Javën e ardhshme, më saktësisht më 13 dhe 14 shtator, kancelarja Merkel do të qëndrojë në Ballkanin Perëndimor. Ajo fillimisht do të vizitojë Serbinë, e pastaj Shqipërinë, pas takimeve bilaterale me kryeministrin Edi Rama, ajo do të pres në takime dypalëshe edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe të Bosnje të Herzegovinës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort