- Reklama -

Dënohen me burg e gjobë dy të akuzuarit që rrahën teknikun medicinal në Dragash

Gjykata Themelore në Prizren në një komunikatë për media ka njoftuar se  – Dega në Dragash, Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari Fatmir Krasniqi) ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve   E.B., (I), dhe E.B., (II)., për shkak se:

JANË FAJTOR

- Reklama -

–  Me datë 18 qershor 2021, në orët e mëngjesit në Dragash, të pandehurit në bashkëveprim kanë sulmuar (personin zyrtar) teknik medicinal, në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjeve derisa i dëmtuari kishte qenë në vendin e punës ku i akuzuari E.B., (II), kishte dërguar një familjar për trajtim mjekësor në qendrën e mjekësisë familjare në Dragash, fillimisht është fjalosur me të dëmtuarin- personin zyrtar, dhe të pakënaqur nga trajtimi mjekësor, derisa i dëmtuari kthehej për në shtëpi, fillimisht i akuzuari E.B., (I), e ndal në rrugë të dëmtuarin dhe e sulmon fizikisht duke e goditur me grushte e shkelma një pjesë të kokës dhe pjesë të ndryshme të trupit

-Më pas ndërhyn edhe i akuzuari E.B. (II), duke e sulmuar fizikisht të dëmtuarin ku  godet me grushte dhe shkelma në pjesë të ndryshme të trupit dhe nga goditjet e njëjta e rrëzojnë në tokë duke vazhduar me goditje, me ç’ rast të dëmtuarit i shkaktojnë lëndime të lehta trupore të konstatuara nga akt ekspertimi mjeko ligjor

Kësodore në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar nga neni 402 par. 3 lidhur me par. 1 e nenit 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale,  të akuzuarit
i GJYKON:

  • Të akuzuarin E.B., (I), dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, Konform Kodit Penal, me pëlqimin dhe propozimin e të akuzuarit, dënimi me burgim i është zëvendësuar me dënim me GJOBË në shumën prej 1,500.oo (njëmijepesëqind) euro,

 

  • Të akuzuarin E.B., (II), dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, Konform Kodit Penal, me pëlqimin dhe propozimin e të akuzuarit, dënimi me burgim i është zëvendësuar me dënim me GJOBË në shumën prej 1,500.oo (njëmijepesëqind) euro,

Të akuzuarve do t’ iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 18.06.2021 deri më 16.07.2021.

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit  ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

###

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Vdes një 33-vjeçare nga aksidenti në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një 33-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort