- Reklama -

Takimi i radhës më 6 dhe 7 korrik i delegacioneve Kosovë – Serbi

Më 6 dhe 7 korrik raportohet se do të ketë takime të reja në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por jo në nivelin e lartë.

Siç ka raportuar Radio Evropa e Lirë të premten, pas takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tash do të ketë takime mes delegacioneve të të dyja shteteve.

- Reklama -

Delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ndërsa ai i Serbisë nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Nuk dihen temat e takimeve, por është paralajmëruar që do të diskutohet edhe për marrëveshjet e arritura deri më tash dhe për shkallën e zbatimit të tyre.

Po ashtu ky takim do të shfrytëzohet edhe për përgatitjen e një takimi të ri mes Kurtit e Vuçiqit, i cili pritet të zhvillohet nga fundi i këtij muaji në Bruksel. Liderët u takuan për herë të parë më 15 qershor në Bruksel.

Kurti kishte propozuar nënshkrimin e një marrëveshjeje të paqes, ku Kosova dhe Serbia do të zotoheshin që nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën, si dhe ka kërkuar njohjen e ndërsjellë. Ndërkaq, Vuçiq kishte ngritur çështjen e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Sipas vlerësimeve të diplomatëve në Bruksel, ai takim kishte dëshmuar se sa dallojnë qëndrimet e të dyja palëve.

Zyrtarët e BE-së të cilët ishin përfshirë në ndërmjetësimin e dialogut, si Përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe atë të Sigurisë, Josep Borrell, ashtu edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, i kanë njoftuar shtetet anëtare për rezultatet e atij takimi.

Shtetet anëtare vazhdojnë të mbështesin dialogun dhe presin që ai të rezultojë me një marrëveshje për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort