Parashikimi i motit për sot dhe nesër sipas IHMK, raporton TV Prizreni
Njoftimi i plotë:
Moti për dy ditë 02-03.07.2021
- Reklama -
Pas këtyre ditëve të nxehta dhe me vapë, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Këto masa të ajrit do të ndikojnë në uljen e temperaturave maksimale për disa gradë, ndërsa minimalet mbesin po thuaj të ngjashme me ditët e fundit. Parashihen riga shiu të premten të cilat do të shoqërohen me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.
- Reklama -