- Reklama -

Nënshkruhet marrëveshja në vlerë të 40 milion eurove për mbështetje të sektorit privat

Është nënshkruar marrëveshja në vlerë prej 40 milionë euro për mbështetje të sektorit privat në Kosovë.

Kështu kanë bërë të ditur nga Ministria e Financave, përderisa njoftojnë se marrëveshja u nënshkrua gjatë takimit që u zhvillua të hënën ndërmjet përfaqësuesëve të Bankës Evropiane për Investime dhe Qeverisë së Kosovës.

- Reklama -

Sipas zëvendëspresidentes së BEI, Lilyana Pavlova, kjo marrëveshje synon që të ndihmojë ndërrmarrjet, për të tejkaluar efektet që pandemia COVID-19 pati tek to.

“Duke iu bashkuar iniciativës Team Europe, Banka Evropiane për Investime ka pasur për qëllim të tregojë mbështetjen e vazhdueshme për rajonin në kohë të krizës COVID-19”, ka thënë Pavlova.

Ndërkaq, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se ky projekt do të ndikojë në zhvillimin e ekonomisë, sidomos tek sektori privat në Kosovë’.

Postimi i Muratit:

Sot kisha nderin që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të nënshkruaj marrëveshjen e financimit me Bankën Investive Evropiane, me anë të së cilës mundësohet shtimi i kapitalit në Fondin për Garanci Kreditore, në vlerë prej 40 milionë euro.

Kjo mundëson garantimin e deri në 120 milionë euro kredi shtesë për bizneset e vogla dhe të mesme, dhe është njëra nga masat e shumta të pakos së ringjalljes ekonomike.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në kuadër të një takimi të nivelit drejtues, në mes të Kryeministrit Kurti bashkë me Ministrat e linjave, dhe zv. Presidentes së BIE, znj. Lilyana Pavlova me ekipin e saj.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort