Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka dërguar një letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Në letren e saj von der Leyen shkruan se dëshiron të shoh avancimin e Kosovës në rrugën e saj evropiane.
“Ne dëshirojmë që ta shohim avancimin më të shpejtë të Kosovës në rrugën e saj evropiane dhe do të vazhdojmë ta mbështesim progresin e arritur në reformat që i kërkon kjo”.
E para e Parlamentit Evropian thekson se duke e ditur rëndësinë që e ka liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, do të vazhdohet të avokohet për një vendim pozitiv për këtë proces.
“Duke e njohur rëndësinë që e ka për qytetarët e Kosovës, ne do të vazhdojmë të avokojmë për një vendim pozitiv të BE-së për liberalizimin e vizave”.
Ajo shtoi se mezi pret që të punojë së bashku me kryeministrin e Kosovës, në avancimin e marrëdhënieve BE-Kosovë.
“Pres me padurim që të punojmë së bashku për avancimin e marrëdhënieve BE-Kosovë”, ka thënë Von Der Leyen, njofton Qeveria e Kosovës.