- Reklama -

Konjufca: S’ka përfunduar ende asgjë meqë Serbia ka plane për t’u kthyer në Kosovë

Kryekuvendari, Glauk Konjufca, ka përkujtuar masakrën e Poklekut në 22 vjetorin e Ditës së Çlirimit.

Konjufca ka thënë se sot po përkujtohet masakra e Poklekut, por Serbia nuk ka asnjë pengesë për të e krimet e tjera të kryera gjatë luftës.

- Reklama -

“Jemi mbledhur në Poklek meqë kush e njeh mirë masakrën e Poklekut e di sa e thellë është plaga jonë që na ka shkaktuar gjenocidi i Serbisë mbi popullin tonë. Këtu u vranë mizorisht 53 shqiptarë, nga të cilët 24 fëmijë. Liria erdhi, por kjo plagë e shumë të tjera kullojnë. Afër 14 mijë qytetarë të vrarë nga Serbia prej të cilëve 1133 fëmijë. Për Serbinë për të gjitha këto nuk ka pasur kurrfarë pengese kurrë”, ka thënë ai.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se kërcënimi nga Serbia sot është më i pranishëm se kurrë.

Po ashtu, ai bëri thirrje për vigjilencë, duke shtuar se derisa Serbia ka plane për t’u kthyer në Kosovë dhe e konsideron tokë të sajën, asgjë nuk ka përfunduar me Serbinë.

“Rreziku dhe kanosja nga Serbia nuk ka kaluar ende, kërcënimi sot është më i pranishëm se kurrë më parë që nga 12 qershori 1999 sepse për sa kohë që Serbia ka ende plane për t’u kthyer në Kosovë dhe ato nuk i fshehë aspak, ne duhet të jemi të gatshëm ta mbrojmë atdheun tonë me çdo kusht. Sa kohë Serbia na ka në kushtetutën e saj dhe sa kohë na konsideron tokë e saj, asgjë nuk ka përfunduar me Serbinë. Prandaj, 12 qershorin duhet ta festojmë gjithnjë me krenari për atë që është arritur, por edhe me vigjilencë për atë që nuk ka përfunduar ende”, ka përfunduar Konjufca në manifestimin përkujtimor.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort